Çdo person fizik ose juridik, vendas ose i huaj, ka të drejtë të krijojë një organizatë jofitimprurëse (OJF) në Shqipëri. Organizatat jofitimprurëse në Shqipëri regjistrohen në bazë të ligjit nr.8788, datë 7.5.2001 “Për organizatat jofitimprurëse”, i ndryshuar.
Format e organizimit të OJF-ve janë:
- Shoqatë, OJF me anëtarësi
- Fondacion, OJF pa anëtarësim
- Qendra, OJF pa anëtarësim
Organizatat jofitimprurëse fitojnë personalitet juridik pas regjistrimit të tyre në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Dokumentacioni kryesor i nevojshëm për krijimin e një OJF-je është akti i themelimit si dhe statuti, i miratuar nga themeluesit e saj. Fondacioni mund të krijohet në bazë të një akti testamentar, i cili përbën aktin e themelimit të tij.
Akti i themelimit përmban në mënyrë të përmbledhur informacionin kryesor për OJF-në duke përfshirë emrin, logon, themeluesit, qëllimin e saj etj. Nga ana tjetër, bazuar në formën e organizatës së zgjedhur, Statuti përmban një rregullim të detajuar të çështjeve të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë së OJF-së.
Sipas ligjit, afati për marrjen e Vendimit nga Gjykata për regjistrimin e OJF-së është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Kostot e regjistrimit të një OJF-je variojnë nga 30 000 deri në 50 000 lekë, duke përfshirë koston e noterizimit, këshillimit juridik etj.
Një OJF, pasi fiton personalitet juridik, ka detyrimin të regjistrohet në administratën tatimore dhe të pajiset me NIPT.
Për udhëzime dhe informacione të mëtejshme mund të na kontaktoni:
e-mail: info@jbc.al
celulari: 00355696032690