Shërbime për biznesin

Adresa e regjistruar dhe shërbimet e sekretarisë

Çdo shoqëri në Shqipëri ka nevojë për një adresë të regjistruar dhe për dikë që ndjek korrespondencën, vendimet dhe afatet. Ne e bëjmë këtë punë për ju.

Çfarë bëjmë

Adresë e regjistruar e shoqërisë në Tiranë, Durrës ose Vlorë.
Marrje dhe skanim i korrespondencës.
Mbledhje ortakësh, procesverbale dhe vendime.
Ndjekja e afateve ligjore të shoqërisë.
Arkivim i dokumenteve të shoqërisë.

Si punojmë

Konsulta paraprake

Dëgjojmë rastin tuaj dhe ju japim një vlerësim të parë.

Ofertë e qartë

Hapat, afatet dhe oferta jonë para se të fillojë puna.

Ndjekja e procesit

Dokumentet, aplikimet dhe institucionet i ndjekim ne.

Mbështetje e vazhdueshme

Kontabilitet, rinovime dhe këshillim edhe pas hapit të parë.

Pyetje të shpeshta

A mund ta përdor adresën tuaj për regjistrimin e shoqërisë?

Po. Shoqëria juaj mund të regjistrohet me adresën e zyrave tona në Tiranë, Durrës ose Vlorë.

Si i marr letrat dhe njoftimet zyrtare?

Brenda 24 orëve nga momenti që mbërrijnë në zyrat tona, jua dërgojmë me email ose me postë në adresën tuaj.

Shërbime të lidhura

Na tregoni për rastin tuaj

Rezervoni një konsultë paraprake dhe merrni një opinion të qartë për hapat e ardhshëm.