Shërbime ligjore

Pasuritë e paluajtshme në Shqipëri

Blerja e një prone në Shqipëri, sidomos në bregdet, kërkon kujdes: titulli i pronësisë, barrët, lejet e ndërtimit dhe statusi i ndërtesës duhen verifikuar para se të paguani. Ne e verifikojmë pronën dhe ju shoqërojmë deri te regjistrimi në emrin tuaj.

Çfarë bëjmë

Verifikim i titullit të pronësisë dhe i barrëve në kadastër.
Kontrolli i lejes së ndërtimit dhe i dokumentacionit të zhvilluesit.
Hartim dhe rishikim i kontratave të shitblerjes dhe paraprake.
Prokurë dhe përfaqësim te noteri dhe në kadastër, edhe kur jeni jashtë vendit.
Kontrata qiraje dhe regjistrimi i tyre.
Mosmarrëveshje për pronën dhe kufijtë.
Leje qëndrimi për pronarët e huaj.

Si punojmë

Konsulta paraprake

Dëgjojmë rastin tuaj dhe ju japim një vlerësim të parë.

Ofertë e qartë

Hapat, afatet dhe oferta jonë para se të fillojë puna.

Ndjekja e procesit

Dokumentet, aplikimet dhe institucionet i ndjekim ne.

Mbështetje e vazhdueshme

Kontabilitet, rinovime dhe këshillim edhe pas hapit të parë.

Pyetje të shpeshta

A mund të blejë një i huaj pronë në Shqipëri?

Po, një i huaj mund të blejë pronë në Shqipëri. Para blerjes verifikojmë llojin e pronës dhe çdo kufizim që mund të ketë.

A mund ta blej pronën pa qenë në Shqipëri?

Po, me anë të prokurës, nëse prokura ka tagrat e qarta.

Shërbime të lidhura

Na tregoni për rastin tuaj

Rezervoni një konsultë paraprake dhe merrni një opinion të qartë për hapat e ardhshëm.