Çfarë ndodh nëse ju humbni dokumentet e udhëtimit?
I huaji raporton menjëherë humbjen ose dëmtimin e kartës së identitetit, dokumentit të udhëtimit, lejes së tranzitit ose lejes së qëndrimit pranë autoritetit vendor përgjegjës për kufirin dhe migracionin, ku ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm.
Në këtë rast të huajit i lëshohet një dokument i përkohshëm.
Dokumenti i përkohshëm i lëshuar është i vlefshëm deri në marrjen e kartës së identitetit, dokumentit të ri të udhëtimit ose lejes së qëndrimit të humbur, dokument i cili kthehet në këtë rast nga autoriteti përgjegjës lëshues.
I keni humbur ndonjëherë dokumentet e udhëtimit në Shqipëri?
Ne mund t’ju ndihmojmë në raportimin e tij tek autoriteti lokal për kufirin dhe migracionin ku jeni duke banuar aktualisht.
Na kontaktoni !
Telefoni: +355 (0) 696032690
info@jbc.al | www.jbc.al