Ndryshime në ligjin nr. 113/2020 “Shqiptarja për shtetësinë”

 Amendments to Law No. 113/2020 "Albanian On Citizenship"

Ndryshimet në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”

Shtetësia shqiptare mund të merret në disa mënyra:

  • Lindja ose origjina
  • Natyralizimi (me plotësimin e kritereve si qëndrimi i ligjshëm, njohja e gjuhës shqipe dhe kushtet financiare/ligjore)
  • Bashkim familjar
  • Raste të veçanta (kur ka interes kombëtar në fushën e arsimit, shkencës, sportit, artit dhe kulturës, ekonomisë)

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin nr. 113/2020 “Për shtetësinë”.

Ndryshimet kryesore konsistojnë në:

  1. Fëmija i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga prindër me shtetësi të tjera, që banojnë ligjërisht në Shqipëri, mund të fitojë shtetësinë shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.
  2. Nuk do t’i nënshtrohen testit të gjuhës shqipe dhe të historisë shqipe: a) shtetasit e huaj në shtetet, gjuha shqipe e të cilave është gjuhë zyrtare; b) shtetasit e huaj që aplikojnë për shtetësi shqiptare me motivin e bashkimit familjar me bashkëshortin shtetas shqiptar; c) shtetasit e huaj që aplikojnë për shtetësi shqiptare me motivin e bashkimit familjar me fëmijën e tyre të mitur shtetas shqiptar.
  3. Shtetasi i huaj i mitur mund të fitojë shtetësinë shqiptare në rast se Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar ose interes në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit, me pëlqimin e prindërve si dhe të vetë fëmijës kur ka mbushur 14 vjeç.
  4. Shtetasi ka të drejtë të ankimojë në gjykatën administrative të shkallës së parë Tiranë, aktin administrativ, i cili vendos mospranimin e kërkesës për fitimin, rifitimin ose heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

Në zbatim të ligjit, pritet të dalë një udhëzim i ri nga ministri përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ai përgjegjës për punët e jashtme.

Për më shumë informacion në lidhje me marrjen e nënshtetësisë shqiptare, na kontaktoni !

About the Author

Ju gjithashtu mund t'ju pëlqejnë këto