Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme

rivlersim i pasurive

Ligji i ri nr. 85/2025 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” u jep mundësinë të gjithë pronarëve individë dhe persona juridikë të rivlerësojnë pronat e tyre të paluajtshme (truall, tokë a ndërtesë) me vlerën aktuale të tregut duke aplikuar një normë tatimi 5%.

-Rëndësia e ligjit qëndron në faktin se ul përkohësisht tatimin që paguhet: në vend të normës standarde 15% mbi fitimin kapital (që paguhet zakonisht kur shitet/ shkëmbehet apo dhurohet një pronë), duke aplikuar një normë e reduktuar prej vetëm 5% mbi diferencën midis vlerës së regjistruar dhe vlerës së tregut.

-Ligji parashikon se brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, të miratohet Udhëzimi i Përbashkët nga Ministria e Financave dhe drejtoria e ASHK-së, i cili do të detajojë procedurat e zbatimit

-Afati I rivlerësimit: Rivlerësimi I shtrin efektet nga 1 Janar 2026 – 31 Dhjetor 2026.

-Përfitues: Të gjithë pronarët individë ose persona juridikë që kanë synim në një periudhë afatshkurtër të shesin pronat e tyre. Duke aplikuar rivlerësimin, pronarët kanë mundësi që të kursejnë 2/3 e detyrimit tatimore që do duhet të paguajnë nëse midis vlerës së pronës në momentin e blerjes dhe cmimit aktual ka diferencë të konsiderueshme.

-Përfitojnë ata pronarë që zotërojnë pasuri të paluajtshme të blera para 10 vitesh ose më shumë, pasuri të blera me çmim të ulët, ose pasuri të përfituara nga ligji për privatizimin të cilat në kohën e blerjes kanë pasur një vlerë konsideruedhëm më të ulët krahasuar me vlerat aktuale të tregut.

Procedura e rivlerësimit realizohet në dy mënyra:

—Nëpërmjet kontraktimit të një eksperti vlerësues të licensuar I cili harton raportine rivlerësimit bazuar në vlerat e tregut, duke zbritur vlerën e amortizimit 1% në vit.

-Mënyra e dytë është ti drejtohesh Zyrave të Kadastrës që ta kryejnë ato rivlerësimin. Në këtë rast zyra e kadastrës do të përdorë si bazë për vlerësimin çmimet e referencës të miratuara (përditësimi I fundit daton në vitin 2023).

Për më shumë informacion na kontaktoni

Na ndiqni në mediat sociale

Facebook Linkedin Instagram

About the Author

You may also like these