Marrëveshja Shqipëri-Itali në fushën e sigurimeve shoqërore

MARRëVESHJA SHQIPëRI-ITALI Në FUSHëN E SIGURIMEVE SHOQëRORE

Parlamenti shqiptar ka ratifikuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore me Ligj nr.47/2024.

Kjo marrëveshje zbatohet për legjislacionet që lidhen me:
1. Në Shqipëri:

a) sigurimin për pleqërinë, invaliditetin dhe pensionin familjar (pasjetuesit);

b) sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindja;

c) sigurimin e papunësisë.

2. Në Itali:

a) sigurimin e përgjithshëm të detyrueshëm për pension invaliditeti, pleqërie dhe familjar të punonjësve të punësuar, trajtimin e posaçëm të punonjësve të vetëpunësuar (artizanë, tregtarë, fermerë) dhe trajtimin e ndarë të këtij sigurimi tim përgjithshëm të detyrueshëm;

b) sigurimin për përfitimin për sëmundjet, ku përfshihen edhe tuberkulozi dhe barrë lindja;

c) sigurimin e papunësisë;

d) skemat e posaçme zëvendësuese dhe të veçanta të sigurimit, të krijuara për kategori të caktuara punonjësish, mbasi ato u referohen shërbimeve ose rrisqeve që mbulohen nga legjislacionet e treguara në shkronjat e mëparshme.

Marrëveshja zbatohet për personat që janë ose kanë qenë subjekt i legjislacionit të njërit ose të të dyja shteteve kontraktuese, si edhe për anëtarët e familjes dhe pasjetuesit e tyre të mbetur.

 E drejta e pensionit

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, individit i jepet e drejta që, nëse nuk i plotëson kushtet e parashikuara nga legjislacioni i njërit shtet kontraktues për të drejtën për përfitime (të drejtën e pensionit), të bazuara vetëm në periudhat e sigurimit dhe shumat e barasvlershme të plotësuara sipas atij legjislacioni, institucioni kompetent do të zbatojë rregullat e bashkimit të periudhave.

Pra, periudhat e sigurimit të njërit shtet kontraktues bashkohen me të tjetrit, me kushtin që të mos mbivendosen, në mënyrë që individi të mund të përfitojë pensionin respektivisht në të dyja shtetet.

Institucioni kompetent:

a)      përcakton masën teorike të përfitimit për të cilën do të kishte të drejtë i interesuari, nëse të gjitha periudhat e bashkuara të sigurimit do të ishin plotësuar sipas legjislacionit të tij;

b)      përcakton pra shumën efektive të përfitimit për të cilin ka të drejtë i interesuari, duke e ulur shumën teorike të përmendur më lart në bazë të raportit ndërmjet periudhave të sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit që ai zbaton dhe periudhave të sigurimit të kryera në të dyja shtetet kontraktuese;

c)      nëse kohëzgjatja e përgjithshme e periudhave të sigurimit të plotësuara sipas legjislacionit të të dyja shteteve kontraktuese e tejkalon kohëzgjatjen maksimale të kërkuar nga legjislacioni i një shteti për t’u kualifikuar për një përfitim të plotë, institucioni kompetent do të marrë parasysh këtë kohëzgjatje maksimale, në vend të kohëzgjatjes së përgjithshme të periudhave në fjalë.

 

Shembull:

Për të përfituar pension në Itali duhen minimalisht 20 vite punë dhe në Shqipëri 15 vite punë. Në rast se një shtetas shqiptar ka punuar 10 vite në Shqipëri dhe më pas ka emigruar dhe ka punuar 10 vite në Itali, atij i bashkohen këto dy periudha të sigurimit dhe përfiton të drejtën e pensionit në të dyja shtetet. Ai do të përfitojë dy pensione në secilin shtet për aq vite punë sa ka në to.

 

About the Author

You may also like these